Dhomat dhe suitat e ëndrrave

Hapësira elegante dhe komforte është integruar me elementë neoklasikë.

Akomodimi në Hymeti’s Palace të mundëson pamje të mahnitshme të qytetit të Pogradecit dhe Liqenit te Ohrit.
Në Hymeti’s Palace dhomat janë të stilit neoklasik. Ato të ofrojnë mirëseardhjen përmes një atmosfere komforte dhe relaksuese. Dizajni i tyre i hollë ofron paisje dhe vepra arti. Luksi modern përfshin mjeshtëri ndriçimi, kontroll të klimës, Wi-Fi, telefon dhome dhe televizion me lidhje satelitore. Gjithashtu dhomat janë të izoluara dhe nuk lejojnë futjen e zhurmave të jashtme.

Tualeti në King Suitë është i paisur me hidromasazh. Çdo gjë është e sterilizuar, plot shkëlqim dhe me aromë freskie.
Tualeti është i paisur me dush, bide, tharëse flokësh, aksesorë higjene, peshqirë, robdishan peshqir,  pantofla etj.

King Suite with Spa Bath

King Suite with Spa Bath është një sipërfaqe me ambiente të ndryshme qëndrimi, gërshetuar kjo me dizajnin fantastik të stilit neoklasik të personalizuar. Pamja nga liqeni dhe  komforti i brendshëm e bëjnë këtë suitë unike. Suita King with Spa Bath ka hapësire të madhe, krevat king size, sofa-bed dhe kënd qëndrimi, televizor të dyfishtë LCD me lidhje satelitore dhe HD, home cinema, oxhak, kasafortë, telefon, minibar, lidhje interneti Wi-Fi free dhe  fruta të freskëta.

Shërbime

Parking

Wireless

Telefon

TV LCD

Hekur rrobash

Dush

Aksesore higjene

Tharese flokesh

Peshqire

Kasafortë

Shërbim në dhomë