Restorant

Gatime të mrekullueshme tradicionale dhe internacionale.

Restoranti ofron gatime të mrekullueshme tradicionale dhe internacionale, të përzgjedhura me kujdes dhe delikatesë nga shefi i kuzhinës. Gjithçka shërbehet në ambientin e brendshëm klasik e modern si edhe në hapësira me ajër të freskët, në kopshtin e hotelit. E veçanta e gastronomisë është shijimi i mëngjesit, i cili ofrohet në ambientet e kantinës të Hymeti’s Palace.

Bar

Shërbim superior dhe i dedikuar ndaj klientit.

Bari elegant, origjinal me shërbim superior dhe i dedikuar ndaj klientit, është vendi perfekt për të lënë oraret e takimit, që nga marrëveshjet e biznesit e deri kalimin e orëve të lira me miq të ndryshëm.

Bëjeni barin e Hymeti’s Palace vendin tuaj të takimit apo pushimit! Ejani të shijoni një kafe, një lëng të freskët frutash, një kokteil apo edhe shumë pije të veçanta që nuk do t’i gjeni në asnjë nga baret e tjera të qytetit!

Mëngjesi fillon gjithmonë këndshëm, duke shijuar kafen në një qetësi relaksuese, për ta vijuar me tej me delikatesë dhe harmoni ditën tuaj. Pas një dite intensive, ejani në barin tonë të shijoni një gotë verë në qetësinë e mbrëmjes, dritat e qirinjëve dhe tingujt e muzikës së përzgjedhur.

Ju mirëpresim!