Dhomat dhe suitat e ëndrrave

Hapësira elegante dhe komforte është integruar me elementë neoklasikë.

Akomodimi në Hymeti’s Palace të mundëson pamje të mahnitshme të qytetit të Pogradecit dhe Liqenit te Ohrit.
Në Hymeti’s Palace dhomat janë të stilit neoklasik. Ato të ofrojnë mirëseardhjen përmes një atmosfere komforte dhe relaksuese. Dizajni i tyre i hollë ofron paisje dhe vepra arti. Luksi modern përfshin mjeshtëri ndriçimi, kontroll të klimës, Wi-Fi, telefon dhome dhe televizion me lidhje satelitore. Gjithashtu dhomat janë të izoluara dhe nuk lejojnë futjen e zhurmave të jashtme.

Tualeti në Deluxe Suite with Spa Bath është i paisur me hidromasazh dhe sauna.  Çdo gjë është e sterilizuar plot shkëlqim dhe me aromë freskie.
Tualeti është i paisur me dush, bide, tharëse flokësh, aksesorë higjene, peshqirë, robdishan peshqir,  pantofla etj.

Deluxe Suite with Spa Bath

Deluxe Suite with Spa Bath është një siperfaqe me ambiente  të ndryshme qëndrimi, gërshetuar kjo me dizajnin fantastik të stilit neoklasik të personalizuar. Pamja nga liqeni dhe  komforti i brendshëm e bëjnë këtë suitë unike. Deluxe Suite with Spa Bath ka hapësirë të madhe, krevat king size, sofa-bed dhe kënd qëndrimi, televizor LCD me lidhje satelitore dhe HD, home cinema, oxhak, kasafortë, telefon, minibar, lidhje interneti Wi-Fi free, fruta të freskëta.

Shërbime

Parking

Wireless

Telefon

TV LCD

Hekur rrobash

Dush

Aksesore higjene

Tharese flokesh

Peshqire

Kasafortë

Shërbim në dhomë